
Reporteri britanik krahason çlirimin e territorit ukrainas me Kosovën e vitit ’99
13 nëntor 2022
| 17:51
Pamjet e Khersonit, qytetit të Ukrainës, i cili ditë më parë arriti të çlirohet nga forcat ruse pas më shumë se tetë muaj lufte, i kanë rikthyer në kujtesë Kosovën e vitit 1999 ish-gazetarit britanik, Brendan Paddy.
Në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter”, ai ka shpërndarë disa pamje, ku shihet një gazetar i “Sky News” që merr përqafime nga banorët ukrainas, teksa po raportonte në periferi të Khersonit të çliruar.
“Kjo më jep mua kujtimet e arritjes në Kosovë në vitin 1999”, ka shkruar Paddy.