‘Reporteri’: Peci po e rehaton me punë në ministrinë e tij ish-kolegen nga Kuvendi
08 nëntor 2024
| 11:02
Mediumi “Reporteri” ka raportuar në lidhje me një konkurs të hapur pune në Ministrinë e Bujqësisë, që udhëhiqet nga ministri Faton Peci.
Nga 12 kandidatët që iu nënshtruan testimit me shkrim për pozitën “Zyrtar Ligjor”, raportohet se vetëm Majlinda Qerkini, ish-asistente e Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës.
“Majlinda Qerkini në periudhën kur Vjosa Osmani ishte Kryetare e Kuvendit të Kosovës, ka qenë asistente personale e themelueses së Lista Guxo, e cila më vonë u shndërrua në parti politike që sot drejtohet nga Peci dhe Donika Gërvalla”, ka shkruar “Reporteri”, artikullin e të cilit medium mund ta lexoni duke klikuar: këtu.