Reprezentues i Kosovës kalon te Mura
06 shtator 2022
| 16:21
Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës U21 në futboll, Leard Sadriu ka nisur një aventurë të re n ë karrierën e tij. Ai është transferuar në kampionatin slloven te Mura.
Klubi nga elita e futbollist slloven ka njoftuar se Sadriu ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. 21-vjeçari së fundi luajti si i huazuar te Skënderbeu nga Shkëndija derisa te Mura ai do ta gjejë futbollistin tjetër kosovar Mirlind Daku.