Reprezentuesi i Libisë përforcon Dritën
02 korrik 2021
| 15:45
Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani e ka prezantuar transferin me të ri, Princ Balde.
23-vjeçari edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Feronikelit, derisa me herët ka luajtur edhe për Drenicën.
“Kemi zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin e përfaqësueses së Liberisë, Princ Balde. Balde ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin dhe do të jetë i gatshëm që në ndeshjet e Evropës. 23-vjeçari do të shtojë edhe më shumë konkurrencën në repartin e mbrojtjes dhe do të jetë një forcë shtesë për ekipin tonë drejt arritjes së qëllimeve tona”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Dritës.