Repriza e Lirisë!

17 shkurt 2024 | 12:18

Shkruan: Kimete Berisha

– Të pasurit u pasuruan,
të varfërit mbetën të varfër.

– Mashtruesit u bën veteranë,
veteranët vdiqën urie.

– U vranë qindra shqiptarë pas luftës –
asnjë vrasje politike nuk u ndriçua.

– Në stacionin policor, para kamerave, u vodhën të gjitha dëshmitë e krimeve.

– U privatizuan toka, fabrika, lumenj, bjeshkë, u vodh nëntoka.

– Shteti i ndau shqiptarët:
në të dorës së parë dhe në të dorës së dytë.

Për shembull,
shoqja e Rugovës merr pagë nga shteti, ka shofer, nuk paguan qera, tatime, rrymë, asgjë nuk paguan,
ndërsa nëna e Zahir Pajazitit nuk u konsiderua nga shteti si grua e dorës së parë, sepse ‘me shall e me mantel ajo’! .

– Të gjitha qeveritë e ‘krahut të luftës’ e kanë lënë shtëpinë e Adem Jasharit të shkatërrohet.

– Menjëherë pas luftës komandatët bën biznes me mafinë serbe të veriut.

– Fondi i mobilitetit gjatë pandemisë iu dhurua tregtarëve të LDK-së.

U shkatërrua bizneset e vogla.

– Askush nuk lexon.
Të gjithë çaraveshen.
I vetmi art i shqiptarëve është tallja.

Kosova u bë ferr për pensionistët.

– Ramushi ia fali milionat e borxhit të ujit biznismenëve të tij.

– Lulëzoi mafia kulturore.

U shpërblyen sharlataët dhe mashtruesit e letërsisë.

– Plagjiatorët u bën profesorë.
Asnjë fjalë e re në fjalorin shqip, e mijëra gjuhëtarë…

– Lulëzoi mafia bujqësore.
S’ka më ‘traktoristi i dalluar’!

– Lulëzoi mafia e sportit.

– Mafia farmaceutike e bën namin.

– Mafia e shëndetësisë e ka vjedhur ushqimin e pacientëve në spitale dhe ka bërë tregti me të.

– Mafia e stendave ka shpëtuar nga drejtësia.

– Vrasësit e grave në asnjë rast nuk e morën dënimin e merituar.

– Për vrasësit e qindra fëmijëve në luftë shteti i Kosovës nuk kërkoi drejtësi!

– Kosova është shtet i pavarur me Drejtësi të varur nga mafia politike.

Gjykata është mafia më e madhe. Gjykatëset nuk dinë t’i
lexojnë vendimet, sepse nuk i shkruajnë vet.

– Janë dhunuar gazetarët.
Në fakt, Kosova nuk ka gazetarë.
Ka vetëm përshkrues të ngjarjeve dhe propagandues.

– Përsëri, si atëherë, fëmijët e pasanikëve ulen në bankat e para në shkolla.
Dhe, kryesuesi i korit, si atëherë, nuk di të këndojë, veç e hap gojën, se është vajza, është djali i filanit.

– Ka vazhduar lufta e qytetarëve kundër katundarëve.

Atyre qytetarëve që para luftës kanë mbathur brekë me mbishkrimin e ditëve të javës: ponedeljak, utorak, sreda…

– I punësuan gratë, të dashurat, familjarët e tsre nëpër Institucione.
Zyrtarët romantikë të shtetit i paguan të dashurat e të dashurit e tyre me reprezentacion e me pare të buxhetit të shtetit.

Nuk është shënuar asnjë rast kavalierie.

– Kosova është shtet i padrejtësive.

I padituri të prin.

Ai që s’e ka lexuar asnjë libër bëhet udhëheqës i atij që s’ka bërë tjetër në jetë përveç që ka lexuar.

– Spiuni e çoi në burg patriotin.

– Nuk pamë drejtësi as hyjnore.

Disa hoxhollarë i devijuan rininë, duke i joshur kundër perëndimit që e ka bërë Kosovën shtet!.

– A long train of abuses…’.
Vazhdon.

– Kurva i tregon motrës së nderit se si nuk ia ‘vlen’ të jesh e ndershme.

– U harrua disidenti.

– Gjatë kësaj kohe asnjëherë s’më ndodhi dashuria.

– Media promovon të paditurit, të pamoralshim dhe budalljenjtë!
Sipas Tv-ve në rregull është nëse bën seks Live në TV.

– Portalet ndërhyjnë në jetën private të qytetarëve.
Zbulojnë se kush më kë në hotele, në frymë ekstremiste, ‘portalet e moralit’!

– Kosova ka më së shumti pompa të benzinës, salla dasmash, restorante, kafiteri, shëtitore, barnatore, motele, portale dhe show të të marrëve.

– Asnjë ngjarje e bukur nuk më kujtohet.
Asnjë rast i drejtësisë nuk më
bie në mend.

Veç një:
Presidentja Osmani nuk e ka falur asnjë të burgosur dhe kjo është e vetmja drejtësi që e kam parë deri tani në Kosovën e pavarur.

P.S. Shqiptarët i bashkoi robëria, i ndau liria.
E më së shumti i çoroditi pavarësia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti, sistematikisht kishte qenë mosbesues ndaj Pavarësisë së Kosovës.…