Republika Çeke, thirrje për krijimin e “gjykatës speciale ndërkombëtare” për krimet e luftës në Ukrainë

18 shtator 2022 | 08:11

Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, ka bërë thirrje për një “gjykatë speciale ndërkombëtare” pasi u zbulua një varr masiv në Izium, një qytet në Ukrainën verilindore me 440 trupa.

Volodymyr Zelensky përmendi emrat e qyteteve të tjera të Ukrainës, ku autoritetet thanë se trupat ruse në tërheqje lanë pas varre masive të civilëve, raporton Associated Press.

“Bucha, Mariupol, tani, për fat të keq, Izium”, tha presidenti i Ukrainës. “Rusia e lë vdekjen kudo. Dhe ajo duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.”

Në një seri postimesh të shtunën, Jan Lipavský, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke tha: Rusia la pas varrezat masive të qindra njerëzve të pushkatuar dhe torturuar në zonën e Izyum. Në shekullin e 21-të, sulme të tilla kundër popullatës civile janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme. Nuk duhet ta anashkalojmë. Ne qëndrojmë për dënimin e të gjithë kriminelëve të luftës.

“Unë bëj thirrje për ngritjen e shpejtë të një gjykate të posaçme ndërkombëtare që do të ndjekë penalisht krimin e agresionit”, tha ai. /TheGuardian/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AKB-së, Agimi Shahini ka takuar zv/ministrin e Punëve…