Republika e Afrikës së Jugut refuzon të marrë kredi nga FMN-ja

15 prill 2020 | 15:13

Republika e Afrikës së Jugut njoftoi se nuk do të marrin kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Ministri i Ekonomisë i Afrikës së Jugut, Tito Mbeweni, në një deklaratë për televizionin shtetëror tha se, “në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nuk do të marrim kredi nga FMN”.

Ai theksoi se kreditë e FMN-së shkaktojnë më shumë probleme ekonomike. “Fillimisht përpiqemi të arrijmë tek paketat ekonomike ndërkombëtare që mund të ndahen në lidhje me COVID-19”, u shpreh ai.

“Në vend edhe partitë dhe sindikatat nuk mirëpresin marrjen e ndihmës nga FMN. Në rast se merret kredi, shteti i Afrikës së Jugut do të ketë vështirësi të paguaj borxhin në fjalë”, shtoi Mbweni.

Afrika e Jugut është vendi me më shumë viktima nga COVID-19 në kontinent. Deri më tani janë infektuar 2.415 persona me virus, ndërsa kanë vdekur 27 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën masat e mbrojtjes nga…