‘Republika e Albinit’, Çitaku: Martini në liri, Miloti në burg
26 janar 2023
| 16:29
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas arrestimit të aktivistit të kësaj, partie Milot Krasniqi, i cili ka realizuar një aksion simbolik kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Çitaku ka thënë se Milotin e dërgojnë në burg, ndërsa Martin Berishaj në liri.
“Dmth, Martini në liri e Miloti në burg. Republika e Albinit”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.