Republika e Kosovës fiton pavarësinë energjetike nga Serbia

20 prill 2020 | 21:47

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, aktualisht deputet, Endrit Shala, ka thënë se sot Operatori i Sistemit, Transmisioni dhe Tregut – KOSTT sh.a, ka shënuar edhe një sukses shumë të madh pasi që sot u votua marrëveshja e re e kyçjes në mes KOSTT – ENTSO-E nga Grupi Regjional i Evropës Kontinentale.

“Me këtë votim dhe nënshkrimin e kësaj marrëveshje më pastaj, KOSTT (Republika e Kosovës) fiton pavarësinë energjetike nga Serbia dhe Operimin e pavarur si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Kosovë – Shqipëri.

“Si kryetar i komisionit parlamentar që mbikëqyrë punën e KOSTT-it, dua të falënderoj kryeshefin ekzekutiv të KOSTT z. Ilir M. Shala, gjithë udhëheqjen dhe stafin e KOSTT-it për punën e treguar, Ambasadën Amerikane, Ambasadën Gjermane, USAID-in, Bankën Gjermane për Zhvillim-KFW, dhe të gjithë miqtë ndërkombëtar për kontributin dhe përkrahjen e parezervë për KOSTT-in. Urime Kosovë”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se votimi i…