Republika e Kosovës po udhëhiqet nga fëmijë të lazdruar
Analisti politik Dardan Sejdiu ka thënë se sot është dita e parë e republikës së tretë popullore të Kosovës.
Ai në Facebook ka shkruar se sot është dita e parë e vendit, ku gjyqi i popullit, i udhëhequr nga fëmijë të lazdruar, do të jetë mënyra e funksionimit në këtë shoqëri.
Ai ka ironizuar duke thënë që ta mbyllin mendjen, mediet, gjyqet, t’i shajnë miqtë dhe të ecin përpara deri në përjetësi.
Postimi i tij i plotë:
Miremengjesi gjitheve ne diten e pare te republikes se trete popullore te Kosoves!
Thash t’iu rikujtoj qe sot eshte efektivisht dita e pare e vendit ky gjyqi i popullit i udhehequr nga femije te lazdruar do te jete menyra e funksionimit ne kete shoqni!
Mbyllni mendjen, mbyllni mediat, mbyllni gjyqet, shani miqte, edhe veq perpara deri ne perjetesi!
Mjesi nga Prishtina
Republika Popullore e Kosoves.