Republikanët dhe demokratët “kokë më kokë”, ky shtet amerikan pritet të shkojë në balotazh
09 nëntor 2022
| 19:58
Georgia do të shkojë në ballotazh në këto zgjedhje afatmesme, raportojnë CNN dhe NBC.
Gara për Senatin në Georgia është ende e ngushtë mes republikanit Herschel Walker dhe demokratit Raphael Warnock – Walker ka mbi 48% të votave, ndërsa Warnock ka 49%.
Asnjë nga dy kandidatët nuk ka siguruar më shumë se 50% të votave, që do të thotë se duhet të mbahen zgjedhje të tjera sipas ligjeve të Georgia-s.
Sekretari i Shtetit të Georgia-s Brad Raffensperger nuk ka konfirmuar ende një balotazh zgjedhjesh, megjithëse ai la të kuptohet se do të jetë e mundshme. Ai pritet të mbajë një konferencë shtypi në orën 14:00, me orën amerikane.
Zgjedhjet e balotazhit do të zhvillohen më 6 dhjetor.