Republikanët thonë se nuk ka pasur bashkëpunim në mes të Rusisë dhe Trumpit
Republikanët në Komitetin e Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve kaba bërë me dije se paneli ka përfunduar hetimet mbi përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.
Sipas republikanëve ky panel ka ardhur në përfundim se nuk ka pasur bashkëpunim në mes të Kremlinit dhe fushatës së presidentit Donald Trump.
Draft-raporti që u publikua në media më 12 mars, u prit mirë nga Trumpi por u hodh poshtë menjëherë nga përfaqësuesit demokratë të komitetit.
Në raport, republikanët thanë se janë pajtuar që Rusia ka kërkuar që të ndikojë në zgjedhje, duke përhapur propagandë dhe lajme të rreme në lajme dhe media sociale.
Përfaqësuesi republikan, Mike Conaway, që ka udhëhequr hetimet e këtij paneli, i ka prezantuar para medieve të gjeturat e raportit.
“Nuk kemi gjetur asnjë dëshmi të bashkëpunimit”, u ka thënë ai gazetarëve, duke shtuar se gjykimi i papërshtatshëm i takimeve me rusët ka qenë i vetmi gabim që ka bërë stafi i fushatës së Trumpit.