Republikani Colin Powell e përkrah Joe Bidenin për president
07 qershor 2020
| 23:57
Ish-sekretari i Amerikan i Shtetit, Colin Powell, e ka mbështetur kandidatin demokrat Joe Biden për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Powell është republikani i parë i cili publikisht e mbështetë rivalin e bashkë-partiakut Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit, shkruan “Reuters”.
“Unë nuk mund ta mbështes në asnjë mënyrë presidentin Trump këtë vit”, ka thënë Powell, i cili nuk e votoi Trumpin në vitin 2014.
I pyetur nga “CNN” se do ta votojë Bidenin, ai ka thënë se “Unë do të votoj për të”.