“Republikë – Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë” dhe jo “Vetëvendosje-Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë”

13 mars 2021 | 19:16

Shkruan: Halil Selimi

Na ka ndodhur që të na e përdhosin dhe biles edhe të na e mohojnë fare historinë…

Na ka ndodhur që të na e imponojnë historinë e përshtatur nën pushtim…

Na ka ndodhur edhe ta modifikojmë idelogjikisht historinë tonë, mjerisht!

Por, nuk ka ndodhur edhe absurdi i ndryshimit të historisë nga vetë ata/ato që e kanë bërë këtë histori?!

Kjo, ndodhi para dy ditësh, në ditën e ceremonisë së hapjes së një gurthemeli përkujtimor me rastin e 40 vjetorit të demonstratave të lavdishme të 11 Marsit 1981, për Republikë!

Bazuar mbi parimin e vetëvendosjes, kërkohej asokohe: “Republikë – Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë” dhe jo e kundërta, siç e nxorrën paturpësisht, organizatorët e këtij manifestimi, në pllakatin promovues: Vetëvendosje-Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë⁉️

Përpjekja mjerane për ta përshtatur të kaluarën me të sotmen, është mohim i vetëvetes, tjetërsim i veprimtarisë dhe komprometim moral i/e heronjëve të dikurshëm në servil të pakuptimtë, sot!

Jeni për keqardhje, miqtë e mi, të Shoqatës së të burgosurve politikë, të Shoqërisë Lëvizja dhe gjithë ekipi organizativ, pa përjashtim!

Historinë nuk e ndryshoni dot, por bëhuni më të përgjegjshëm edhe ndaj veprës Tuaj të djeshme edhe sot e përgjithmonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agim Dobruna Një vështrim për filmin “Mbledhësit e puplave”…