Reshat Hajra zgjedhet kryetar i nëndegës së PDK-së në Unter Allgäu të Bavarisë
Shefi i Departamentit për Diasporë i Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica së bashku me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, deputetin Enver Hoxhaj, dhe deputetin Hajdar Beqa si dhe kryetarin e Këshillit për Organizimin e PDK-së në Bavari, Isak Neziri, kanë qëndruar në Unter Allgäu të Bavarisë në Gjermani.
“Në Bavari, në Kuvendin Zgjedhor të nëndegës së PDK-së Unter Allgäu, së bashku me nënkryetarin e Kuvendit, deputetin Enver Hoxhaj, deputetin Hajdar Beqa dhe kryetarin e Këshillit për Organizimin e PDK-së në Bavari, Isak Neziri!”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.
Reçica ka bërë të ditur se është mbajtur edhe kuvendi zgjedhor i PDK-së për këtë qytet ku kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Reshat Hajra.
Shefi i Departamentit për Diasporë i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka falënderuar atdhetarin dhe biznesmeninFatmir Zenuni për angazhimin e palodhur për mbajtjen e Kuvendit, ndërsa kryetarit të ri Reshat Hajra, i ka uruar suksese në arritjen e objektivave dhe qëllimeve tona të përbashkëta, në interes të shtetit të Kosovës dhe Mërgatës sonë!
“Falenderues ndaj atdhetarit dhe biznesmenit Fatmir Zenuni për angazhimin e palodhur për mbajtjen e Kuvendit, suksese kryetarit të ri Reshat Hajra, në arritjen e objektivave dhe qëllimeve tona të përbashkëta, në interes të shtetit të Kosovës dhe Mërgatës sonë!”, ka shkruar ndër tjera Reçica.