Reshitaj: A duhet të përballemi me pasoja që të veprojmë si duhet dhe me kohë?!
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj, e cila është edhe deputete nga radhët e AAK-së, ka reaguar lidhur me dërgimin e psikologëve dhe sociologëve në Qendrën e studentëve nga ana e Qeverisë në detyrë. Reshitaj ka pyetur se a duhet të përballemi me pasoja që të veprojmë si duhet dhe me kohë.
“Ftoj Ministrinë e Shëndetësisë që të zbatojë protokoll të njëjtë për të gjithë të karantinuarit dhe të ndërpresë trajtimet dhe vendimet selektive sidomos për kohën e qëndrimit në karantinë”, ka shkruar Reshitaj në profilin e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Albena Reshitajt:
A duhet të përballemi me pasoja që të veprojmë si duhet dhe me kohë?!
Pas reagimit tim për mungesë të ekipeve të psikologëve dhe sociologëve sot Qeveria paska vendos me dërguar ekipe te tilla në karantinë?
Së bashku me anëtarët e Komisionit parlamentarë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ditë më parë vizitova qendrën e studentëve, e cila që nga përhapja e pandemisë Covid 19 në vendin tonë është shndërruar në karantinë që shërben për izolimin 14 ditor për të gjithë ata që kthehen nga vendet e tjera në Kosovë.
Në këtë vizitë ne pamë nga afër protokollin e trajtimit për të gjithë ata që duhet të kalojnë një periudhë kohore në këtë qendër.
Nga ajo që pashë deri sa morëm dokumente për të analizuar vërejta se protokolli i trajtimi nuk është i njëjtë me atë të cilin e aplikojnë shumë vende tjera.
Në aspektin profesional duke njohur rrethanat psikologjike për të gjithë ata që duhet të kalojnë nëpër këtë procedurë ndihma e psikologut dhe punëtorit social është mëse e domosdoshme.
Prandaj publikisht nga qeveria kam kërkuar ndër të tjera që:
Qendra duhet ketë psikologë dhe punëtorë social pjesë të ekipet së profesionistëve shëndetësorë e që e verifikuam që nuk kishte.
Më në fund sot pas këtij reagimi qeveria paska vendos për të dërguar psikologë dhe punëtorë social në qendrën e karantinës.
Bëjë ftesë ministrisë së shëndetësisë që të zbatojë protokoll të njëjtë për të gjithë të karantinuarit dhe të ndërpres trajtimet dhe vendimet selektive sidomos për kohën e qëndrimit në karantinë.
(V.Z / Epoka e re)