
Reshitaj falënderon shtetin gjerman për kontributin e dhënë për Kosovën
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, ka pritur të premten në takim Manfred Richter, ish-deputet gjerman, anëtar i bordit të Fondacionit Friedrich Naumann Stiftung dhe ish kryebashkiak i Bremerhafen.
Gjatë këtij takimi ministrja Reshitaj e ka njoftuar ish-deputetin gjerman me prioritetet e saj, veprimet dhe projektet që ajo është duke i realizuar në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Reshitaj ka falënderuar shtetin gjerman për kontributin dhënë Kosovës në shumë fusha, duke përfshirë edhe ndihmën që sot qeveria gjermane po jep për mjedisin, përmes GIZ-it dhe KFW-së.
Nga ana tjetër ish-deputeti Manfred Richter, ka përgëzuar ministren për vullnetin dhe përkushtimin e saj në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, dhe rikonfirmoi përkrahjen e pa rezervë të shtetit që ai përfaqëson, për Kosovën dhe ministrinë e mjedisit në veçanti.