Reshitaj kërkon nga institucionet të hapen mundësi për punësim të specializantëve

10 dhjetor 2020 | 13:14

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se 15 specialistë nga viti 2005 e tutje janë të papunë dhe shpesh i shohim nëpër protesta.

“Specialistët e stomatologjisë, që mbaruan studimet bazike pesëvjeçare në mjekësi dhe specializimet tre deri në katër vjet, pra kanë 10 vite shkollim, janë hiq më pak se 15 specialistë të cilët duke filluar nga viti 2005 e tutje janë të papunë dhe shpesh i shohim nëpër protesta me mantelën e tyre të bardh në dorëzim. Ka nga ata që prej që kanë kryer studimet nuk kanë pasur mundësi ta ushtrojnë profesionin e tyre”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se është në…