Reshitaj kërkon paga për specializantët
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj, e cila njëherësh është edhe kryetare e Komisionit parlamentar për shëndetësi u ka ofruar mbështetje specializantëve të drejtimit Mjekësi e Përgjithshme.
Ajo në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se janë mbi 300 specializantë nga drejtimi i stomatologjisë që janë duke pritur që pas kalimit të buxhetit për vitin e ardhshëm të kalojnë në paga.
Ajo ka ftuar akterët politik në vend që t’i sistemojë specializantët në paga sa më shpejt.
Statusi i plotë i Reshitajt:
Janë rreth 300 specializantë të drejtimit Mjekësi e Përgjithshme dhe po ashtu mbi 300 specializantë nga drejtimi i Stomatologjisë të cilët janë duke pritur e shpresuar që pas kalimit të buxhetit të kalojnë në paga.
Thuajse çdo ditë unë jam në kontakt me përfaqësuesit e tyre dhe në emër të pozitës së kryetares së Komisionit për shëndetësi u garantoj përkrahjen maksimale në këtë çështje.
Si AAK gjithmonë kemi përkrahur dhe do të përkrahim kërkesa të tilla, andaj si kryetare e Komisionit parlamentar për shëndetësi i ftojë të gjithë akterët politikë që këta doktor t’i sistemojë në paga sa më shpejtë.