Reshitaj konfirmon se ka fituar sërish votat për deputete
Kandidatja për deputete nga lista e AAK-së, Albena Reshitaj, ka bërë të ditur se ka fituar besimin e qytetarëve, që të jetë sërish në Kuvendin e Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Facebook thotë se nga të dhënat që ka marr, del se mbështetja për të, edhe në këto zgjedhje ishte shumë e madhe, duke ia dhënë besimin pothuajse në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës.
Postimi i plotë i Reshitajt:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Numërimi zyrtar i votave për votimin e 14 shkurtit është në përfundim e sipër.
Nga të dhënat që kam marr, del se mbështetja për mua, edhe në këto zgjedhje ishte shumë e madhe, duke ma dhënë besimin pothuajse në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Ndaj, dua të Ju falenderoj një nga një për mbështetjen që ma keni dhënë në Therandë, Pejë, Gjakovë, Prishtinë, Rahovec, Deçan, Prizren, Klinë, Gjilan, Ferizaj, Istog, Obiliq, Lipjan, Malishevë, Podujevë, Shtime, Fushë Kosovë, Junik, Viti, Drenas, Skenderaj, Kamenicë, Mitrovicë, Vushtrri dhe në çdo cep të Republikës tonë .
Besimi juaj për mua është i shenjtë!
Aleanca do të vazhdojë të qëndrojë konsistente në kontributin e saj për të ardhmën e sigurt të vendit.
Ju FALEMNDERIT !