Reshitaj mbështet nismën e Zemajt për t’u ofruar vende pune specialistëve të papunë
16 qershor 2020
| 12:34
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot në takim një delegacion të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të kryesuar nga kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj.
Reshitaj si përfaqësuese e komisionit e ka përgëzuar Zemajn për detyrën e re, duke i ofruar përkrahje.
Ajo veçanërisht ka shprehur mbështetjen e nismës së ministrit Zemaj për t’iu ofruar vende pune specialistëve të papunë, si dhe hapjen e konkurseve për specializim për mjekët e rinj.
Në këtë takim është biseduar edhe për masat parandaluese kundër pandemisë Covid-19.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka ofruar gatishmëri për bashkëpunim, transparencë dhe llogaridhënie rreth zbatimit e politikave dhe funksionimit të kësaj ministrie.