Reshitaj në Stamboll, Kosova faktor stabiliteti e paqeje në rajon
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Connectivity: Road to Peace”, e cila është mbajtur në Stamboll.
Para përfaqësuesve të lartë shtetëror, Reshitaj ka thënë se Pavarësia e Kosovës ka krijuar stabilitet dhe paqe në rajon.
Ajo ka falënderuar Turqinë dhe Pakistanin për mbështetjen që po i japin Kosovës si bashkë organizatorë të kësaj konference.
Reshitaj ka theksuar rëndësinë e krijimit të strategjisë së përbashkët për politikat mjedisore në gjithë rajonin.
Ministrja Reshitaj fjalën e saj e mbylli duke cituar Mahatma Gandhin: “Nuk ka rrugë për paqe, paqja është rruga”.
Gjatë prezantimeve në këtë konferencë u rikonfirmua përkrahja e shteteve të lindjes për Kosovën në zhvillimin e saj dhe njohjen nga shtetet që ende se kanë njohur.
/Epoka e re/