Reshitaj në takim virtual me kongresistët amerikanë

13 maj 2020 | 22:59

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Kuvendin e Kosovës, Albena Reshitaj, ka bërë me dije se sot ka marrë pjesë në një takim virtual të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në bashkëpunim me Komisionin e Kongresit të ShBA-ve për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë (HDP).

Sipas saj, ky takim kishte për qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve në mes të grave parlamentare në Kosovë dhe anëtareve të kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se si kriza e pandemisë po i afekton gratë dhe grupet e tjera vulnerabile në të gjitha shtetet përkatëse.

“Si deputete dhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale paraqita sfidat me të cilat po përballet sistemi ynë shëndetësor në përballje me pandeminë. Dua të shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për NDI dhe HDP për organizimin e këtij takimi. Kuvendi i Kosovës tashmë e një kohë të gjatë ka ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë me Kongresin Amerikan ndërsa nga viti 2009 kemi program partneriteti me HDP”, ka shkruar Reshitaj në llogarinë e saj në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Botërore i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që…