Reshitaj, pjesë e takimit të ministrave në Komunitetin e Energjisë në Vjenë 

24 qershor 2018 | 13:39

Ministrja  e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, ka marrë pjesë në Këshillin Joformal Ministror, të organizuar nga Komuniteti i Energjisë në Vjenë, në të cilin  kanë qenë të pranishëm ministra, zëvendësministra, dhe sekretar shteti nga fusha e mjedisit, ekonomisë dhe energjisë të shteteve të ndryshme duke përfshirë Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë, Hungarinë, Austrinë, Gjermaninë, Danimarkën, Ukrainën, Gjeorgjinë etj.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, ministrja Reshitaj ka folur për sfidën  e ndryshimeve klimatike me të cilën po ballafaqohet bota me ç’rast ka kërkuar që shtetet bashkërisht të punojnë në reduktimin e ngrohjes globale, sepse sipas saj, duke marrë në konsideratë që jetojmë në një “fshat global” ku problemet e një shteti kanë interferime edhe në shtetet tjera, përpjekjet dhe kujdesi për botën duhet të jenë të përbashkëta.

“Kosova është në fazën e miratimit të Strategjisë për Ndryshimet Klimatike duke u angazhuar në reduktimin e ngrohjes globale, reduktimin e emisioneve ndotëse nga industria, duke promovuar ekonominë e gjelbër dhe energjinë e ripërtërishme në vend”, ka deklaruar Reshitaj.

Po ashtu, ministrja Reshitaj është takuar edhe me drejtoreshën e Agjencisë së Energjisë  së Ripërtërishme Elizabeth Press, me drejtoreshën e Fondacionit Evropian Klimatik Laurence Tubiana, me Christopher Joens nga Komisioni Evropian, me ish ministren e mjedisit dhe përfaqësuesen e Danimarkës në Komisionin Evropian Connie Hedegaard Kokabang, si dhe me Barbara Botos, zëvendëssekretare e shtetit hungarez për ndryshime klimatike.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Kombëtares së Egjiptit, Mohamed Salah është shpallur “Qytetar…