Reshitaj premton investime në ujësjellës dhe trajtim të ujërave të zeza
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore, Albena Reshitaj ka vizituar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, ku u prit nga kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Besim Baraliu me bashkëpunëtorë.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në takim u diskutuan problemet në fushën e ujësjellësit, trajtimit të ujërave të zeza si dhe realizmi i projekteve të përbashkëta
Sipas kësaj komunikate, ministria është duke realizuar projekte në ujësjellës dhe trajtim të ujërave të zeza, me qëllim që secila familje në Kosovë të këtë qasje në ujë të pijshëm si e drejta elementare e njeriut.
Reshitaj ka folur edhe për projektet e planifikuara për vitin e ardhshëm në regjionin e Prizrenit për të zgjeruar rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.