Reshitaj premton ndërprerjen e lejeve të reja për hidrocentralet në Kosovë
Më 11 maj të këtij viti, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, u takua me përfaqësues nga Environmentally Responsible Action (ERA) group, drejtori ekzekutiv Fatos Lajçi dhe drejtoresha programeve Ellen Frank-Lajqi, për të diskutuar situatën rreth zhvillimit të hidrocentraleve në Kosovë.
ERA u bashkua në takim nga partneri i tyre i ngushtë FIQ, i përfaqësuar nga drejtoresha ekzekutive Dajana Berisha, si dhe anëtarë të kabinetit të ministrit dhe përfaqësues nga uji, inspektimi, planifikimi hapësinor dhe mjedisi.
Gjatë takimit, ministrja Reshitaj ka shprehur shqetësimin për gjendjen aktuale të ujit të Kosovës, përfshirë gjendjen e lumit Lumëbardhi i Deçanit pas ndërtimit të hidrocentraleve të reja dhe pakënaqësinë që hulumtimi i fundit mbi burimet e ujit të freskët të Kosovës (sipër dhe poshtë) u krye në vitin 1984.
Si rezultat, ministrja Reshitaj ka premtuar të ndërpresë të gjitha lejet e reja të hidrocentraleve në Kosovë derisa të përfundojë një studim i ri mbi burimet ujore të Kosovës që matë ujin sipër dhe nën tokë.
Po ashtu, ajo ka formuar një komision që do të rishikojë të gjitha lejet e mëparshme që janë dhënë për hidrocentralet, si dhe është duke punuar drejt një administrate më efikase.
Kohët e fundit ERA group së bashku me organizata të tjera lokale nga Peja i mobilizuan komunitetet në Deçan, veçanërisht Lloqan, për të ushtruar presion ndaj qeverisë për të ndalur zhvillimin e një hidrocentrali të ri në Grykë të Lloqanit.
Si rezultat i kësaj, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka refuzuar të pranojë vlerësimin e ndikimit në mjedis për projektin dhe anuloi pëlqimin mjedisor, duke premtuar se asnjë hidrocentral i ri nuk do të ndërtohet brenda parqeve kombëtare siç parashihet edhe sipas ligjit.