Reshje bore dhe erëra me shpejtësi deri në 170 km/orë, moti ekstrem përfshin Kroacinë
07 janar 2024
| 22:27
Temperaturat e ulëta, erërat e forta dhe reshjet e borës kanë përfshirë Kroacinë.
Autoritetet në vend kanë ngritur alarmin si pasojë e motit të keq. Stuhia më e fortë pritet të prekë rajonin e Rijekës, era pritet të arrijë deri në 170 kilometra në orë.
Meteorologu kroat Krunoslav Mikes ka njoftuar se për shkak të uljes së temperaturave do të ketë edhe reshje bore, përkatësisht në Sllavoninë Perëndimore. Ndërsa disa linja tragetesh dhe anijesh janë pezulluar.