Reshje bore dhe rrugë të rrezikshmenë veri të Shqipërisë, policia këshillon përdorimin e gomave dimërore

06 prill 2025 | 18:52

Policia e Shtetit apeloi sot drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes për shkak të përkeqësimit të motit kryesisht në Dibër, Kukës e Shkodër.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera.

Policia thekson se është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kyesisht në zonat malore.

Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës”, thekson Policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Iranit refuzoi propozimet e Shteteve të…