Reshje bore në Kukës, vështirësi në rrugë për shkak të ngricave

25 shkurt 2018 | 12:01

Reshjet e dëborës të nisura herët në mëngjes në Kukës dhe të shoqëruara me stuhi dhe ulje të temperaturave, kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkak të ngricave në rrugë.

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripës.

Rruga e Kombit është e hapur, ndonëse ka reshje dëbore dhe ngrica. Ndërkohë që tetë borëpastruese po punojnë për largimin e borës në dy krahët e Rrugës së Kombit, policia ka ngritur postblloqe për të këshilluar drejtuesit e automjeteve.

(TCh)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të udhëtojë për në…