Reshje të mëdha të shiut, përmbyset Ankaraja
20 maj 2018
| 19:15
Reshjet e dendura të shiut kanë goditur kryeqytetin e Turqisë, Ankaranë.
Vërshimet e ujit që goditën disa pjesë të qytetit e bënë të vështirë dhe në disa pjesë e bllokuan plotësisht trafikun. Dëme të konsiderueshme materiale janë shkaktuar në një numër të madh të automjeteve si dhe në lokalet afariste, raporton Anadolu Agency (AA).
Janë duke vijuar operacionet për shpëtimin e njerëzve që ndodhën në automjete kur shpërthyen vërshimet e ujit, ndërsa sasi të konsiderueshme të ujit janë mbledhur në nënkalime.
Instituti meteorologjik paralajmëron popullatën lokale se reshjet mund të zgjasin deri në mbrëmje.
Qytetarët janë paralajmëruar të marrin masa parandaluese kundër rreziqeve nga vërshimet e ujit, rrezikut nga bubullima si dhe erërat e forta.