Reshjet e borës, forcat e armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë në Bulqizë
Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Veriut kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të Bulqizës. Kjo është bërë me dije nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë në një postim në “Facebook”.
Sipas sinistrisë, fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit.
“Ky operacion është një shembull i përkushtimit dhe humanizmit të Forcave të Armatosura, të cilat qëndrojnë gjithmonë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente”, ka njoftuar ministria.
Moti me reshje bore, temperatura të ulëta dhe erë të fortë ka përfshirë këto ditë Shqipërinë, duke vështirësuar qarkullimin në shumë akse dhe duke sjellë mbylljen e 77 shkollave në vend, raporton “A2CNN”.