Reshjet e borës në Kosovë, Aliu: Rrugët janë kryesisht të zhbllokuara
10 mars 2022
| 11:34
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se në Kosovë të gjitha rrugët janë kryesisht të zhbllokuara nga reshjet e borës.
Ai ka thënë se ministria të cilën e drejton është e mobilizuar tërë kohën.
“Sa i përket reshjeve të borës, Ministria e Infrastrukturës është e mobilizuar tërë kohën që me gjithë operatorët të jetë në terren për zhbllokimin e rrugëve. Mund të jenë mëngjese të vështira sepse ballafaqimi në orët e para me reshjet e borës mund të sjellë probleme si kudo në Kosovë. Rrugët kryesisht janë të zhbllokuara”, ka thënë Aliu.