
Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në rrugët e Hoçës së Prizrenit
24 prill 2025
| 21:34
Reshjet e shiut gjatë pasdites së të enjtes kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e fshatit Hoçë të Prizrenit.
Banorë të këtij fshati në rrjetet sociale kanë shpërndarë pamje pas breshrit dhe shiut, duke apeluar për kujdes gjatë qarkullimit në këto rrugë.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë njoftim për dëme eventuale në amvisëritë apo ekonomitë e këtij lokaliteti.