Reshjet e mëdha, evakuohen rreth 50 familje në Shkodër

21 nëntor 2022 | 12:18

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Niko Peleshi, ka bërë me dije të hënën se rreth 50 familje janë evakuuar në Shkodër për shkak të përmbytjeve nga reshjet intensive të shiut.

“Rreth 240 trupa të Forcave të Armatosura dhe 25 mjete janë angazhuar në terren përkrah forcave të emergjencave civile të bashkive, forcave policore për të ndihmuar popullsinë e prekur nga pasojat e reshjeve intensive që vijuan gjatë gjithë natës”, ka thënë Peleshi.

Ministri Peleshi ka bërë me dije se janë duke e monitoruar më shumë vëmendje niveli i lumenjve, ndërsa janë gjetur rrugë alternative për qarkullimin e qytetarëve në veri të vendit.

“Do të jemi gjatë gjithë kohës në terren për të parë ecurinë dhe nevojat për ndërhyrje”, ka thënë Peleshi. /ATSh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombi argjentinas, por dhe tifozët personal të Leo Messit mund…