Reshjet e mëdha të shiut dhe breshëri dëmtuan të mbjellat e fermerëve llapjanë

22 qershor 2022 | 11:47

Reshjet e mëdha të shiut dhe breshëri që ka rënë të martën në pjesë të ndryshme të komunës së Podujevës, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në plantacionet dhe të mbjellat e fermerëve llapjanë.

Fshatrat më të goditura nga moti i lig janë: Lupçi i Poshtëm dhe i Epërm, Majaci, Popova, Lluzhani, Lluga, Bellopoja etj.

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Rudari, drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi bashkë me kryetarin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, Kujtim Zhitia, kanë dalë në teren për t’i parë nga afër dëmet e shkaktuara nga reshjet e fundit në fshatrat Lupç, Majac dhe Lluzhan, nga aty u njoftuan edhe nga fermerët për dëmet që u janë shkaktuar atyre në kulturat e tyre bujqësore.

Dëmet që janë shkaktuar në këto fshatra i përfshinë pothuajse shumicën e kulturave bujqësore të mbjella.

Drejtori i Bujqësisë, Rudari u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve që sa më parë të adresojnë kërkesat e tyre në komunë për kompensim të dëmit, duke ia bashkangjitur kërkesave fotografitë e plantacioneve dhe sipërfaqen e mbjell.

Ai ka premtuar që raportin e plotë të komisionit do ta dërgojë në instancat qendrore dhe do ta shfrytëzohet çdo mundësi për të kërkuar kompensimin e dëmeve, të cilat u janë shkaktuar fermerëve llapjanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Blerim Latifi e ka komentuar me një fjali…