Reshjet e mëdha të shiut i sjellin telashe ujësjellësit ‘Prishtina’

08 janar 2021 | 10:30

Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, është trubulluar uji në kanalin e Ibër Lepencit, i cili më pas duhet të përpunohet.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, ujësjellësi ka bërë me dije se me qëllim që ta ruajnë kualitetin e ujit për pije, janë të detyruar që të ndërprejnë furnizimin me ujë të pijshëm nga ora 09:30, për Fushë Kosovën dhe lagjen “Kalabria”, në kryeqytet.

“Përveq ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto dy zona, ndërprerje do të kenë edhe Obiliqi dhe Drenasi. Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë i KRU “Prishtina”:

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njejtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije ( FPU Shkabaj). Si shkak i kësaj, kemi rritje të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm , duke filluar nga ora 09:30 për Fushë Kosovën dhe lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë. Përveq ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto dy zona, ndërprerje do të kenë edhe Obiliqi dhe Drenasi. Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicerani ishte një nga figurat më të diskutueshme të futbollit…