Reshjet e mëdha të shiut ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm në Mitrovicë

20 nëntor 2022 | 10:59

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton se për shkak të reshjeve të mëdha të shiut ka ndërprerë furnizimin e rregullt më ujë të pijshëm në disa pjesë të qytetit.

Sipas kompanisë, është ndërprerë prodhimi i ujit në impiantin e Shipolit dhe Balincit.

“Si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike dhe ngritjes së nivelit të turbullshmërisë së ujit të pa përpunuar është ndërprerë prodhimi i ujit në impiantin e Shipolit dhe Balincit dhe me ketë edhe furnizimi me ujë të pijes”, njofton KRU “Mitrovica”.

“Për zhvillime të reja në lidhje me rikthimin e furnizimit me ujë të pijes do u informojmë me kohë”, përfundon kompania.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo më gjasë nuk do të luajë më në…