Reshjet e qershorit ishin shumë të dëmshme për grurin
Profesori i Fakultetit të Bujqësisë, Imer Rusinovci, ka përmendur faktorët të cilët kanë pasur ndikim këtë vit në rendimentin e grurit.
Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka theksuar se këtë vit ka më pak prodhim të grurit në krahasim me vitet paraprake.
“Ishte një vit më karakteristik, ishte një vit më specifik në raport me vitet paraprake. Janë një sërë faktorësh që e caktojnë prodhimin, konkretisht kulturën e grurit, por, ishte një periudhë me shtrenjtime enorme që u karakterizuan fermerët, posaçërisht pas krizës energjetike, shtrenjtimin enorm të plehrave minerale, naftës dhe imputeve tjera bujqësore”.
“Kishte një periudhë të madhe të hatësisë në maj nuk ishte karakteristike viteve të kaluara. Kjo ndikoi në një pjekje të shpejtë të grurit e cila shkaktoi shumë më shumë dëme në sasi të prodhimit. Faktor tjetër në ndikimin e ulët të rendimentit të grurit ishin reshjet e qershorit dhe fillimikorrikut, që janë më shumë të dëmshme dhe ulin cilësinë”, ka thënë Rusinovci.