Reshjet e shiut boshatisin plazhin e Shëngjinit
16 gusht 2022
| 16:07
Lezha është përfshirë nga moti me shi, ndërsa gjatë ditës së sotme plazhet janë boshatisur plotësisht.
Në bregdetin e Shëngjinit pushuesit janë larguar, për rrjedhojë është krijuar trafik i rënduar dhe kaos në lëvizje.
Segmentet më problematike deri më tani janë rruga e Shëngjinit dhe segmenti Milot-Balldre.
Shëngjini është një nga lokacionet më të vizituara në bregdetin shqiptar nga pushuesit kosovarë.