Reshjet e shiut, disa rrugë në Prishtinë bëhen të pakalueshme
19 qershor 2021
| 13:06
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në rrugët e kryeqytetit, duke i bërë ato të pakalueshme.
Sipas disa fotografive të publikuara nëpër rrjete sociale, shihet se rrugët janë vështirë të kalueshme nga grumbullimi i ujit pas të reshurave, saktësisht në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.
Disa qytetarë kanë raportuar se në lagjet e tyre rrugët janë vështirë të kalueshme si pasojë e të reshurave të vazhdueshme të shiut.
Ndryshe, Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot në vendin tonë do të jetë mot i vranët dhe me intervale të kohëpaskohshme të diellit, të cilat do të përcillen me reshje shiu si dhe shkarkime rrufesh. /Telegrafi/