Reshjet e shiut, IHK-ja: Në disa zona mund të shkaktohen vërshime të shpejta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se sot gjatë orëve të paradites kanë filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intensitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perëndimore, qendrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malor, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj.
“Nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore, sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nënë kuatat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit”.
“Gjatë orëve të pasditës së sotme gradualisht reshjet do të bien në intenzitet dhe shtrirje dhe situata e pergjithshme hidrometeorologjike do të fillojë gradualiajt të stabilizohet”, është bërë me dije në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik.