Reshjet e shiut kanë përmirësuar situatën në Badovc dhe Batllavë
Kryeshefi i kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka treguar se pas reshjeve të fundjavës është përmirësuar dukshëm situata në nivelin e liqenit akumulues te Badovcit dhe Batllavës.
Në profilin e vet në “Facabook”, Abdullahu ka shkruar se prurjet vazhdojnë të jenë të larta. “Situata pas reshjeve të fundjavës që po lëmë pas ka përmirësuar dukshëm nivelin e liqenit akumulues te Badovcit. Prurjet vazhdojnë të jenë të larta. Batllava tani është në nivelin max të akumulacionit. Ruajtja e ujit përfshinë të gjitha politikat, strategjitë dhe aktivitetet për të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore të ujit të freskët, për të mbrojtur hidrosferën dhe për të përmbushur kërkesën aktuale dhe të ardhshme të njeriut”, ka shkruar Abdullahu, raporton “Epoka e re”.