Reshjet e shiut, ndërpritet mësimi në 56 shkolla në Shqipëri
19 janar 2023
| 12:59
Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, të enjten ka bërë me dije se për shkak të situatës së rënduar të reshjeve në disa zona të vendit, është ndërprerë mësimi në 56 shkolla.
Ajo në “Facebook” ka informuar se vendimin e kanë marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës.
Kushi ka potencuar se të gjitha strukturat e tyre janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi.
Postimi i plotë i Kushit: