Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, probleme në disa lagje
12 janar 2025
| 21:10
Reshjet e shiut të ditës së sotme në Vlorë të Shqipërisë, kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të këtij qyteti.
Rruga tek lagja “Pavarësia 3” është vërshuar nga uji dhe makinat e vogla kanë kalojnë me vështirësi.
Po ashtu, tek biblioteka e qytetit, uji arrin deri në 20 centimetra, ndëekaq edhe zona e Skelës, 28 Nëntori dhe 24 Maji kanë rrugë të përmbytura.
Situata vijon të jetë problematike, duke pasur parasysh se edhe të reshurat në Vlorë po vazhdojnë akoma./Abcnews.al.