Reshjet e shiut rrisin nivelin e ujit në Liqenin e Badovcit dhe atë të Batllavës
09 janar 2021
| 22:35
Krahas dëmeve të reshurat e kanë edhe një dimension pozitiv.
Ato ndikojnë në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm. Në Liqenet e Badovcit dhe të Batllavës u shënua rritje e nivelit të ujit pas reshjeve më të reja të shiut dhe të bores.
Në Liqenin e Badovcit niveli i ujit është ngritur për 50 centimetra, teksa 82 centimetra është rritur në liqenin e Batllavës.
Sidoqoftë, nëse reshjet vazhdojnë edhe ditëve në vijim, rritja pritet të jetë shumë më e madhe.