
Reshjet e shiut vazhdojnë të enjten dhe të premten
Mendimi për motin – 26.03.2025
Të reshurat e shiu që kanë filluar ditën e sotme, do të vazhdojnë të bien kohëpaskohe ditën e enjtë. Lokalisht mund të jenë pak më intenzive. Frynë erë lindore e juglindore, e lehtë dhe mesatare 3-8m/s, me hove deri në 10m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në 9C e 10C, e ato maksimale gjatë ditës pritet të shkojnë deri në 15C e 16C.
Të reshurat e shiu vazhdojnë orëve të mëngjesit të ditës së premtë. Pasdite priten edhe intervale me diell, por shfaqen sërish të reshura shiu, kryesisht lokalisht të shoqërura me ndonjë bubullimë. Reshje lokale shiu do të ketë nga fundjava, kryesisht orëve të pasdites, herë herë të shoqëruara me bubullimë. Mot i paqëndrueshëm vazhdon dhe përgjatë ditëve të para të javës së ardhshme, me më shumë vransira e të reshura shiu. Temperaturat luhaten ndërmjet 12C e 15C ato maksimale, mirëpo javën e ardhshme prite të pësojnë një rënie deri në 10C. Minimalet luhaten ndërmjet 4C e 9C.
Kalimi i ciklonit përgjatë rajonit largon edhe koncentrimet e pluhurit saharian nga vendi, e të reshurat më të shpesha të shiut, pastrojnë ajrin nga ndotësit ajror, që ditëve në vijim mbesin në koncentrime më të ulëta. Indeksi i cilësisë së ajrit në shumicën e stacioneve do të qëndrojë në vlera të pranueshme e të mira. Vetëm orëve të mbrëmjes pjesëve më të urbanizuara mund të ketë ndonjë rritje çasti që shtynë indeksin të kaloj në vlera të dobëta, me ngjyrë të kuqe.