Reshjet e sotme në Kosovë, IHMK paralajmëron vërshime

06 tetor 2020 | 08:54

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin pasditen e së hënës po vazhdojnë edhe mëngjesin e së martës. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të ketë mundësi për vërshime në vend. Nëpërmjet një njoftimi, IHK bëri me dije se nga sot në disa vende do të vazhdojnë reshjet e shiut më intensitet më të shtuar. Derisa në zona urbane mund të ketë edhe probleme. “Reshjet lokale të shiut të cilat kanë filluar gjatë orëve të pasdites së sotme (05/10/2020), të përcjella me shkarkime rrufesh, pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar dhe nesër datë 06/10/2020, të cilat në disa zona të Kosovës mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe probleme në zonat urbane. Pritet që intensiteti dhe sasia më e lartë e tyre të jetë në regjionin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se…