Reshjet ‘gjunjëzojnë’ Vlorën (Video)
Reshjet e rëna gjatë mbrëmjes se kaluar në qytetin e Vlorës kanë sjellë sërish përmbytje.
Reshjet kanë qenë me intensitet të lartë të cilat kanë vijuar pa ndërprerje prej një ore, duke bërë që disa lagje dhe rrugë të jenë përmbytur.
Si gjithmonë kur ka reshje shiu ajo që mbytet e para është lagja “28 Nëntori” dhe lagja e “Skelës”, por dhe lagje, si ajo “Pavarësia” e “Isa Boletini” kanë qenë nën pushtetin e ujit.
Edhe pse punonjësit e ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve kanë qenë në teren për hapjen dhe pastrimin e rrjetit kanalizues e kanë pas të pa mundur largimin e ujit nga rruga, po ashtu dhe hidrovori ka punuar me kapacitet të plotë, por siç duket asnjëherë nuk do të ketë zgjidhje për këto lagje dhe rrugë që sa herë ka reshje me intensitet të lartë gjenden nën ujë.