Respektimi i etikës humane dhe sportive
Fetah Veliu
Shoqëritë përparimtare botërore, ato sportive dhe komuniteti i futbollit, duhet në rrugëtimin e tyre profesional, të reflektojnë në parimet e tyre humane dhe profesionale, duke ruajtur kështu gjatë karrierës se tyre profesionale dhe jetësore, se pari autoritetin e tyre human, pastaj vlerat profesionale dhe kur jemi të sporti dhe futbolli, ruajtjen edhe të etikes sportive!
Të gjithë, ata persona të cilët motojnë të jenë pjesë menaxhuese dhe drejtuese e institucioneve kulturore dhe sportive, si dhe te organizatave sportive, si dhe te klubeve dhe federatave sportive dhe atë të futbollit, duhet të sillen konform ruajtjes dhe kultivimit të normave humane dhe ato sportive, të ruajtjes së etikes sportive! Etika sportive është normë profesionale dhe humane, e sjelljes, reflektimit pozitiv, të ruajtjes se vlerave organizative, menaxhuese, drejtë ruajtjes të normave statutare, kodeve dhe rregullave të një aktiviteti sportiv, që prezanton dhe përfaqëson çdo anëtarë i asaj organizate apo asociacioni sportiv dhe të futbollit!
Tani, unë nuk dua të flas për veten, pasi gjithë jetën kam pas kujdes të ruajtjes se këtyre vlerave humane dhe profesionale, e në veçanti të kodit të mirësjelljes, të etikes kulturore dhe sportive! Gjatë gjithë karrierës sime profesionale, gjithmonë jam drejtuar nga parimet humane, ato profesionale, që të kontribuoj në sjellje dhe prurje te vlerave organizative, te emancipimit dhe edukimit sportiv, si dhe në veçanti të ruajtjes se etikes humane dhe asaj profesionale!
Tani, gjatë 25 vite të karrierës sime profesionale, të punëtorit sportiv dhe 16 vite në skenën organizative si trajner futbolli, në futbollin kosovar të pasluftës, gjithmonë kam pas kujdesin, se sa do të kem mundësi fizike dhe psikike dhe atë shëndetësore, që të kontribuoj, të bëjë më të mirën për profesionin e trajnerit dhe të futbollit kosovar, duke mos llogaritur mjetet, as edhe kohen, vetëm e vetëm që të kryej obligimin tim profesional, shoqëror dhe kombëtar, drejt avancimit të komunitetit të futbollit dhe proceset neper të cilën po kalon futbolli kosovar në fazën e vet të pasluftës, të tranzicionit! Pra, nuk dua që edhe po aq vite te jem pjesë e një organizate, e as edhe e futbollit, ku abuzohet, shkelen normat, rregullat dhe statutet, e etika sportive, këtë nuk ja dua as edhe pasardhësve dhe gjeneratave që do të pasojnë ndër vite dhe dekada futbollin kosovar!
Gjatë rrugëtimit tim, në kohë dhe organizim sportiv dhe atë profesional të futbollit kosovar, kam pas kujdes gjithmonë që të jem i përgjegjshëm në profesion, dhe gjithmonë në shërbim të komunitetit dhe të ruajtjes se parimeve kulturore dhe ato sportive! Por, në këtë rrugëtim të gjatë, kam vërejte se shumë individ, e sidomos ata të cilët janë të emëruar dhe në krye të futbollit të Kosoves, në drejtim të federatës së futbollit, pak i kanë kushtuar rëndësi parimeve humane dhe atyre profesionale, në organizim dhe menaxhim të avancimit të vlerave sportive, atyre humane dhe në veçanti te emancipimit sportiv te komunitetit të futbollit! Drejtues të futbollit të Kosovës, në veçanti ata në drejtim të federatës së futbollit, nën drejtimin e presidentit Ademi, pak i kanë kushtuar avancimit të vlerave sportive, atyre profesionale dhe sidomos të respektimit të normave statutare, të rregullave organizative dhe në veçanti të etikes sportive! Në vitet e fundit, pas vdekjes se presidentit historik, Fadil Vokrri, pasardhësit e tij, jo që bënë në avancimin e mëtejme të futbollit kosovar, atje ku e la i ndjeri Vokrri, por ngutasi pa kaluar shumë ditë, vrapuan në mbledhjen e nënshkrimeve dhe mbajtjen e kuvendit të jashtëzakonshëm, ne zgjedhjen e pasardhësit Ademi në krye të federatës, pa kaluar kohë nga vdekja e presidentit Vokrri dhe pa lënë mundësi shtrirje të debatit, të alternativave për zgjedhje të duhur dhe më të mirë kadrovike dhe autoritative, shpejt e shpejt vendosen në krye të futbollit kosovar, të federatës Agim Ademin! Nuk dua të hy në të kaluarën e pavarësimit, të paraluftës të kontributit në futbollin kosovar të Ademit, por për kohën 12 vjeçare, sa ishte pjesë e federatës së pasluftës si nënkryetar i parë i federatës, pasi këto janë të barasvlershme me hiq, më asnjë aktivitet dhe kontribut në asnjë projekt për futbollin dhe klubet e shkollat e regjionit të futbollit të Prishtinës, të cilët për katër mandate (4×4 vjet), 16 vjet, ja dhanë votën që të përfaqësoj këtë regjion në futbollin kosovar, të federatës se futbollit! I njëjti person duke u mbështet nga militantet e tij dhe nga sekretari i federatës, Eroll Salihu, pas zgjedhjes për kryetar me dy këmbë shkelen statutin e federatës, duke i dhënë mandat jo legjitim katërvjeçar të zotit Ademi në krye të federatës! Pastaj, radhazi, statuti shkelet me bekimin e Ademit dhe sekretarit Salihu, edhe në kuvendet e radhës të lidhjeve rajonale të zgjedhjes së anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv (EK), si dhe te mbajtjes së pozicionit të të parit të federatës të zotit Ademi, edhe pse i njëjti kishte lenden në gjykatë dhe ishte i dënuar nga gjykatat e Kosovës! Pra, ku kemi të këta individ, drejtues të federatës zbatim të normave statutare dhe të etikes sportive dhe të asaj humane, që të ruhen vlerat përfaqësuese sportive të futbollit kosovar, brenda dhe jashtë Kosovë, në arenën ndërkombëtare! Të njëjtit, edhe metej shkelin normat statutare dhe të etikes sportive, me ngrirjen e postit të kryetarit nga zoti Ademi , edhe pse ka vendim të prere nga gjykatat për shkuarje në burg dhe mbajtje të dënimit, i njëjti se bashku me varësit e tij dhe sekretari i federatës, pa asnjë turp, duke shkele të gjitha normat statutare dhe ato etike sportive, ngrijnë pozicionin e kryetarit, bëjnë manipulime pa asnjë turp, se pari pa dhënë ende dorëheqje, pastaj duke krijuar kohë dhe hapësirë për manipulime për varësit e tij, të Eroll Salihut që të mbledh paraprakisht pa të drejt statutare, pa shpallje të zgjedhjeve për kuvend zgjedhor për kryetar federate, nënshkrime dhe lobuar që të jetë pasardhës i Ademit dhe vazhdimësi e klanit të njëjtë, me matematika dhe pazare të njëjta, që herë njeri e herë tjetri të jenë të përjetshëm në drejtimin e federatës, të kryetarit, të stilit putinian dhe medvedian ( Ademi – Salihu)!
Nuk dua të flas se si u krijua militantizmi në federatën e futbollit dhe të Lidhjet Regjionale, pikërisht me bekimin e dyshes Ademi – Salihu! Por dua të bëjë publike për opinionin futbolldashës dhe komunitetin e futbollit, shkeljet statutare dhe të etikes sportive nga pasardhësi i Ademit, të Eroll Salihut, i cili pa shpallje të zgjedhjeve, përgatite terrenin dhe për shumë kohe moton më krijuar opinion të rrejshëm, paragjykues, ofendues ndaj oponentëve të tij, duke mbledh nënshkrime edhe pse bën shkelje statutare, si dhe duke ofenduar nëpër programet sportive televizive, të gjithë ata që denoncojnë shkeljet statutare, të gjithë ata që duanë të kthejnë dinjitetin në federatë dhe futbollin kosovar si dhe të etikes sportive dhe profesionale!
Si është e mundshme që Eroll Salihu, të pretendoj të jetë kandidat dhe i pari i futbollit kosovar, i federatës, gjersa i njëjti me dhjetëra herë ka shkele statutin e federatës, me dhjetëra herë ka shkel etiken sportive duke ofenduar vlerat humane dhe profesionale të futbollit kosovar dhe atë botëror! Si është e mundshme i njëjti zyrtar me dhjetëra herë në programet sportive, përveç që keqpërdor atë program dhe televizion, pa kurrfarë turpi me fjalor më të ulet dhe arrogant , ofendon të gjithë ata që mendojnë ndryshe dhe thirren në ruajtjen e vlerave humane, profesionale dhe të etikes sportive dhe të statutit të federatës! I njëjti person, ofendon dhe sulmon edhe fizikisht edhe ato vlera profesionale , që për shumë vite kontribuojnë materialisht, profesionalisht në avancimin dhe zhvillimin e futbollit kosovar! Njeri nga ata viktima të ofendimeve dhe sulmeve jam unë Fetah Veliu, Skender Selmani.., dhe shumë trajnerë dhe oponent të cilët mendojnë ndryshe dhe kanë te drejt të shprehjes së lirë!
Njerëz si Eroll Salihu dhe klani i tij, jo që nuk kanë drejt të drejtojnë federatën e futbollit, po as që të jenë pjesë e futbollit kosovar, pasi me vite të tera kanë abuzuar me pozitat e tyre në federatë dhe futbollin kosovar! Futbolli i Kosovës si brenda e edhe jashtë ka nevojë për figura të larta humane dhe profesionale për personalitete te unifikimit, te himogjenizimit dhe të posedimit të vlerave kulturore, etike, humane dhe profesionale! Federata dhe futbolli i Kosovës, nuk mund të tjetërsohet dhe të përdoret si prone e individëve, e edhe me pak më të të abuzohet dhe të keqpërdorët! Stop manipulimeve, keqpërdorimeve, shkelësve të statutit dhe të etikes sportive në futbollin kosovar!