Respektojmë vendimet e Kosovës, por Shqipërisë s’mund t’i jepen leksione

16 shtator 2021 | 12:08

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paraqitur sot në Kuvend programin e qeverisë së tij, me të cilin do udhëheqë këtë mandat të tretë të fituar më 25 prill.

Në adresimin e tij para deputetëve, Rama ka folur edhe për Kosovën dhe projektin “Ballkani i Hapur”.

Ai ka thënë se me Qeverinë e Kosovës dëshiron të bashkëpunojë.

“Për Kosovën ne mund të flasin dhe u takon autoriteteve atje që marrin vendim, ndërsa ne na takon t’i respektojmë. Ama e njëjta gjë vjen dhe anasjelltas, nëse nuk na pëlqejnë vendimet e njëri-tjetrit bujrum t’i diskutojmë, por kurrsesi t’i shpallim si tradhtarë, ata që mendojnë ndryshe, duke luajtur me dhimbjet e njerëzve të përvëluar nga lufta, por edhe më padijen e atyre që pushkët i nxjerrin vetëm në ekran dhe në Facebook”, ka thënë Rama.

Ai ka deklaruar se as Kosova nuk mund t’i jap leksione Shqipërisë për vendimet që merr.

“Unë dua që me Qeverinë e Kosovës të bashkëpunojmë, ta trajtojmë këtë me shumë respekt. Shqipërisë nuk mund t’i jepen leksione dhe vendimet sovrane të Shqipërisë, pra nuk mund të diskutohen asgjëkundi. Koha do të tregojë më shpejt se kush ka të drejtë”, ka theksuara Rama në fjalën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritjen më të…